Link alla pagina iniziale



Shkolla e mesme tregtare shtetërore
Gian Rinaldo CARLI

Shkolla e mesme tregtare shtetërore Gian Rinaldo Carli është një nga shkollat më të hershme të Triestes, një port italian që ndodhet në verilindje të detit Adriatik. Shkolla është themeluar më 1817, kur qyteti ishte porti më i rëndësishem i perandorisë Austro – Hungareze.

Sot shkolla ndahet në shumë specializime: disa nxenes dipllomohen si llogaritar, domethënë mësojnë si mbahet kontabiliteti i një ndërmarrje, disa të tjerë si llogaritar programues, dhe mësojnë të programojnë një njehsues elektronik dhe ta përdorin për nevojat e një ndërmarrje, të tjerë specializohen në gjuhët e huaja dhe mësojnë t' i përdorin për nevojat e lidhura me aktivitetin tregtar.

Në shkollë nuk mësohet gjuha shqipe; në qoftë se dëshironi të lidheni me nxënësit tanë do të jemi të lumtur, por duhet të përdorni gjuhë të tjera (italisht, anglisht, frëngjisht ose gjermanisht). Adresa jonë e postës elektronike është posta@itccarli.it

P.S: Për këtë tekst në shqip falenderojmë nxënësen tonë Blerina Haxhiymeri që pranoi ta përkthejë.


I.T.C. Carli Home Pageindirizzo della casella di posta: posta@itccarli.itPagina precedente
Ultima revisione della pagina: 28/05/04